September 22, 2025
1 min read

Lladrovci: Feha e Xheva, bashkë në jetë, bashkë në përjetësi

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 27-vjetorin e rënies së tyre.

Përmes një postimi në facebook, Lladrovci tha se Fehmiu dhe Xheva i udhëzuan në rrugën e lirisë, rrugën e fitores dhe rrugën e nderit.

“27 vjet dhimbje e krenari, Feha e Xheva, bashkë në jetë, bashkë në përjetësi. Ata na udhëzuan se cila ishte rruga e lirisë, rruga e fitores, rruga e nderit me përkushtimin e pathyeshëm atdhetar. Vitet, dekadat dhe shekujt do të rrjedhin, ndërsa liria jonë do të matet me flijimin epik që ia dhuruan kombit. Idealet e tyre jetësohen me punë të ndershme, fuqizimin e shtetit e barazi para ligjit. Më 22 shtator 1998, me Fehën dhe Xhevën, rrugën e përjetësisë e morën Fatimja, Shefqeti, Behxheti, Milazimi dhe Hamiti”.

“Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Lavdi jetës dhe veprës heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Fatime Hetemit, Shefqet Zekës, Behxhet Karaxhës, Milazim Karaxhës dhe Hamit Lladrovcit! Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!”, ka shkruar i pari i Drenasit.

Latest from Blog

Go toTop