April 10, 2026
1 min read

Beqiri: Thaçi nga Haga thërret për unitet dhe interesat e qytetarëve mbi ato partiake

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përcjellë një mesazh politik nga Haga, në një intervistë për të përditshmen gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, duke vënë theksin te nevoja për bashkëpunim dhe përgjegjësi institucionale në Kosovë.

Atdhetari i shquar dhe mbështetësi i krerëve në Hagë, Hektor Beqiri, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në një kohë sfidash për skenën politike në vend, Thaçi ka shmangur komentet direkte për zhvillimet partiake, por ka dhënë një qëndrim të qartë mbi atë se çfarë duhet të jetë prioritet për liderët politikë, shkruan Demantim.

“Prioriteti im është procesi ligjor që po kaloj.”

Megjithatë, ai nuk ka hezituar të japë një mesazh më të gjerë për klasën politike në Kosovë:Në Kosovë, të gjithë duhet t’i vendosin interesat e qytetarëve mbi interesat partiake.

Deklarata e tij vjen si një thirrje për reflektim dhe bashkëpunim ndërmjet forcave politike, përtej dallimeve dhe interesave të ngushta.

Në këtë intervist, nga paraburgimi në Hagë, Thaçi ka rikujtuar edhe një parim që, sipas tij, duhet të mbetet themel i veprimit politik.

“Interesi shtetëror duhet të jetë mbi çdo interes tjetër – mbi partinë dhe mbi veten.”/DemantimNews/

Latest from Blog

Go toTop