September 22, 2025
1 min read

A i hapi Thaçit probleme me komandantët, procesi i demilitarizimit? Duncan jep përgjigje

Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon edhe këtë pasdite dëshminë e tij para Gjykatës Speciale në Hagë.

Nga mbrojtja, Duncan është pyetur për një takim me Thaçin, gjatë një vizite të gjeneralit Wesley Clark, të cilin e këshillonte në aspektin politik.

Ai e konfirmoi se ka folur shkurt me ish-kreun e UÇK-së dhe tregoi se kanë diskutuar për sigurinë dhe për gardën kombëtare.

“Kemi diskutuan për situatën e sigurisë në terren. Kemi bërë pyetje të ndryshme, si p.sh mundësinë për bashkëpunim përmes forcave politike, kemi pasur diskutime lidhur me çështjen e gardës kombëtarë. Ka qenë bisedë e shkurtër.”

Tutje, ish këshilltari politik tha se Clark ka qenë në dijeni për takimin dhe i informuar më pas, ndërsa zbuloi një ‘problem’ që e kishte ngritur si çështje para gjeneralit.

Madje, për dyshimet se Thaçi kishte humbur mbështetjen nga disa prej komandantëve të zonave, Duncan tha se e këshilloi gjeneralin të mos përballej publikisht.

“Po, ngrita një problem me gjeneralin Clark, lidhur me procesin e demilitarizimit, proces që duket që ka shkaktuar pakënaqësi dhe dukej sikur Thaçi ka humbur mbështetjen nga disa prej komandantëve të zonës, në veçanti me lidhjet për financimin e mëparshëm të UÇK-së. E këshillova zotin Clark të shmangte një përballje publike me zotin Thaçi, sepse mendoja që mund të dëmtonte pozicionin e vet, edhe pse Thaçi ishte një person shumë i lehtë për të punuar me të. Na nevojiteshin argumentet publike të tij që përmbajtja e marrëveshjes do të zbatohej”, deklaroi ai.

Ai tha se ka pasur tjetër takim edhe me Agim Çekun, nga i cili kanë kërkuar vlerësim lidhur me procesin dhe qëndrimet e komandantëve të zonave, sa i përket zbatimit dhe frymës në përgjithësi brenda UÇK-së.

Ndërsa kur u pyet për emrin e atij që ishte përgjegjës për të raportuar dhe për të përmbushur procesin e demilitarizimit, ai u përgjigj se ishte “Gjenerali Çeku”.

Latest from Blog

Rezultatet e para në Deçan

KQZ pas përfundimit të votimit ka nisur edhe procesin e numërimit të votave në komunat e Kosovës. Në Deçan prin kryetari aktual Bashkim Ramosaj nga AAK-ja me 54.52 për qind, Jeton Mushkolaj
Go toTop