April 15, 2026
1 min read

Ra në kontakt me rrymën gjatë peshkimit, humb jetën 46-vjeçari në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Shënkollit, në Lezhë, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

“Sipas informacionit paraprak, rreth orës 15:20, në vendin e njohur si “Ura e Shënkollit”, shtetasi me inicialet S. S., 46 vjeç, ka qenë duke peshkuar me kallam, kur dyshohet se është prekur nga energjia elektrike, duke gjetur vdekjen në vend”, thuhet në njoftim.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike./a2cnn

Latest from Blog

Go toTop