April 16, 2026
1 min read

Vrau prindërit e ish të dashurit, shqiptarja lihet në burgim për 30 vjet

Shqiptarja Elona Kalesha, është lënë në burgim për 30 vjet.

Gjykata e Apelit e ka rrëzuar ankesën e mbrojtjes lidhur me dënimin ku Kalesha u shpall fajtore për vrasje të dyfishtë, të prindërve të ish të dashurit në vitin 2015-të në Firence.

Vendimi u dha mbrëmjen e së mërkurës, shkruajnë mediat italiane transmeton Klankosova.tv.

Prokurori kishte kërkuar gjithashtu që dënimet e dhëna në shkallën e parë dhe të dytë të liheshin në fuqi.

Teuta dhe Shpëtim Pasho u zhdukën në nëntor 2015. 5 vjet më vonë, në dhjetor 2020, mbetjet e tyre të copëtuara u gjetën në katër valixhe të hedhura në një fushë midis autostradës Firence – Piza – Livorno dhe burgut Sollicciano në Firence.

42-vjeçarja kishte deklaruar se vrasjen e kishte bërë që ata të mos i tregonin djalit të tyre, që sapo kishte dalë nga burgu, se kishte bërë abort në tetor 2015, shkruajnë mediat italiane transmeton Klankosova.tv.

Në shkurt 2025, gjyqtarët e apelit në Itali, duke mbështetur dënimin me 30 vjet burg të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, hodhën poshtë kërkesën e prokurorisë për burgim të përjetshëm, si dhe kërkesën për lirim nga akuzat të bërë nga avokatët mbrojtës të gruas.

Latest from Blog

Go toTop