Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka miratuar reforma ligjore që lejojnë dënimin me burgim të përjetshëm për të mitur që nga mosha 12 vjeç, nëse shpallen fajtorë për vrasje, terrorizëm ose përdhunim.
Masat, të publikuara të martën dhe që pritet të hyjnë në fuqi më 26 prill, vijnë pas një ndryshimi kushtetues të miratuar në mars nga Kongresi, i cili kontrollohet nga qeveria, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv
Ndryshimet heqin procedurat e veçanta ligjore që më parë zbatoheshin për të rinjtë nga mosha 12 deri në 18 vjeç.
Megjithatë, ato parashikojnë rishikime periodike të dënimeve dhe mundësinë e lirimit nën mbikëqyrje në raste të caktuara.