April 16, 2026
1 min read

Ministri grek i Mbrojtjes vjen në Kosovë, pritet të takohet me Kurtin dhe KFOR-in

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Greqisë, gjatë qëndrimit në Kosovë ai do të vizitojë Shtabin e kontingjentit grek që shërben në kuadër të misionit të KFOR.

Po ashtu, Dendias është planifikuar të zhvillojë takime me komandantin e KFOR-it si dhe parashihet edhe një takim i veçantë me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Latest from Blog

Go toTop