April 16, 2026
1 min read

Negociatat me Abdixhikun për postin e Presidentit, Kurti me përgjigjen e “programuar”: Kur të kemi rezultate ju njoftojmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se, me kryetarin e LDK- së, Lumir Abdixhiku, janë në komunikim dhe kur të kenë rezultate ato do t’i bëjnë publike, raporton KosovaPress.

“Më shumë se gjysmë ore jam vonë. Jemi në komunikim, kur të kemi rezultate do t’ua komunikojmë” , tha ai.

Këto komente Kurti i bëri shkurt për media pas pjesëmarrjes në Tryezën e Dialogut Ndërfetar “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore?”, cila po mbahet në Prishtinë.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, edhe 12 ditë kanë mbetur afat për zgjedhjen e presidentit të ri nga Kuvendi i Kosovës./KP/

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop