Kreu i diplomacisë çeke, Petr Macinka, është takuar sot në Pragë me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq. Në këtë takim, temë ka qenë edhe Kosova dhe fakti që Republika e Çekisë e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Macinka duke folur për vendimin e shtetit të tij për njohjen e Kosovës, ka thëënë se mbase qeveria e atëhershme i ishte nënshtruar një presioni si pasojë e lidhjeve që pretendon se mund t’i ketë pasur ish-kryediplomati çek Karel Schwarzenberg me ish-Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright.
Sipas politikanit çek, atë kohë Qeveria mund të kishte vepruar më me kujdes, megjithatë shton se tani s’janë të interesuar që për ndonjë dinamikë të re sa i përket kësaj çështje dhe se s’duan që të bëjnë ndonjë lëvizje “teatrale të papritur”
“Mendoj se qeveria në atë kohë iu nënshtrua një presioni, ndoshta disa lidhjeve që Schëarzenberg kishte me Madeleine Albright, e cila kishte një interes të madh në Kosovë. Qeveria mund të kishte vepruar më me kujdes atëherë, por ne nuk duam t’i japim ndonjë dinamikë të re tani, nuk duam të bëjmë lëvizje teatrale dhe të papritura”, ka thënë Macinka, raporton N1