Kreu i diplomacisë shqiptare, Ferit Hoxha, në një intervistë për TRT Ballkan, ka folur edhe për stabilitetin e rajonit, shkruan Gazeta Express.
Ai ka përmendur si një prej çështjeve të rëndësishme dialogun për normalizim në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Sipas kryediplomatit shqiptar, procesi nuk ka shkuar aty ku duhet dhe se Shqipëria i përcjell me vëmendje zhvillimet.
Ai ka thënë se i ndjekin deklaratat dhe retorikën, por Shqipëria s’dëshiron të bëhet pjesë e tyre meqë Shqipëria mund të investojë më mirë në bashkëpunim.
Për pavarësinë e Kosovës, Hoxha ka thënë se është diçka që s’vihet dhe s’duhet të vihet në dyshim.
“Kosova është vend demokratik, që po zhvillohet në mënyrë të shpejtë. Është vend, sovraniteti i të cilit nuk mund dhe nuk duhet të vihet në dyshim”, ka thënë Hoxha.