September 23, 2025
1 min read

“Ne ishim në luftë, jo në hotel me 5 yje”, Duncan qesh kur pyetet për rrobat e njëjta të ushtarëve të UÇK-së

Një pyetje e Prokurorisë në Hagë e ka bërë të qesh sot ish-këshilltarin e NATO-s, John Stewart Duncan.

Ai para trupit gjykues u pyet lidhur me uniformat e ushtarëve të UÇK-së, që dukeshin të njëjta për disa ditë me radhë.

Prokurori e pyeti: “Dëshmitar, shohim të njëjtin person duke veshur të njëjtën bluzë më datën 19. Në fakt, të gjithë kanë pasur të njëjtat rroba në tri skena filmike. A mund të shpjegoni nëse po dërgonin ndonjë sinjal optik?”

John Duncan reagoi me humor, duke qeshur dhe thënë se ishin në kohë lufte e jo në hotel me pesë yje.

“Haha. Le të jemi të sinqertë me atë që po ndodhte. Ne jemi në zonë lufte, nuk mbajmë rroba të ndryshme me vete. Ishte erë beteje, shumica e njerëzve e kishin me vete, nuk ishim duke udhëtuar në hotel me 5 yje, normalisht që njerëzit do të mbanin rrobat më shumë se një ditë. Nuk e shoh nëse ka ndodnjë problem që njerëzit kanë rrobat e njëjta. Dhe ka pasur mundësi të lahen më 18, brenda dy diskutimeve”, tha Duncan.

Latest from Blog

Rezultatet e para në Deçan

KQZ pas përfundimit të votimit ka nisur edhe procesin e numërimit të votave në komunat e Kosovës. Në Deçan prin kryetari aktual Bashkim Ramosaj nga AAK-ja me 54.52 për qind, Jeton Mushkolaj
Go toTop