Një burim pakistanez i ka konfirmuar agjencisë së lajmeve Reuters së ShBA-të dhe Irani janë afër arritjes së një marrëveshjeje për një memorandum njëfaqësh për t’i dhënë fund luftës.
Kjo vjen pas një raporti nga media amerikane Axios, që thotë se Uashingtoni dhe Teherani po afrohen drejt një marrëveshjeje, shkruan Sky News.
Pakistani ka ndërmjetësuar diskutimet midis ShBA-së dhe Iranit dhe ka organizuar një raund bisedimesh të drejtpërdrejta midis dy vendeve në Islamabad muajin e kaluar.