Dy persona janë arrestuar në Vlorë, pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar lëndë narkotike.
Sipas policisë shqiptare, njëri prej tyre, ka qenë në kërkim edhe për kanosje me armë zjarri.
Pas prangosjes së tyre, të moshave 30 dhe 27-vjeçare, janë sekuestruar edhe lënda narkotike dhe automjeti.
“Gjatë kontrollit në automjetin që e drejtonte shtetasi H. M., shërbimet e Policisë gjetën rreth 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen. Nga verifikmet rezultoi se shtetasi R. L. ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi dyshohet se më datë 16.03.2026, ka kanosur me armë zjarri kallashnikov, shtetasin A. B.”, thuhet në njoftim.
Aty thuhet se materialet procedurale u janë referuar organeve të drejtësisë për veprime të mëtutjeshme.