September 24, 2025
1 min read

E ka nisur frikshëm sezonin, Albion Rrahmanit i rritet vlera në “Transfermarkt”

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani ka një çmim të ri në treg, sipas faqes së madhe “Transfermarkt”.

Rrahmani e ka nisur mrekullisht sezonin si me Kosovën ashtu edhe me Sparta Pragën.

Në sajtin e njohur “Transfermakrt” futbollisti kosovar tani vlerën e ka 8 milionë euro, nga 5 sa e kishte para disa ditësh.

Në 15 ndeshje brenda këtij sezoni me ekipin çek në të gjitha garat, Rrahmani ka shënuar tetë gola dhe ka bërë një asist.

Latest from Blog

Go toTop