September 24, 2025
1 min read

Afrim Bunjaku kujtohet me dhimbje nga vajza e tij: Më mungon përqafimi yt

Vajza e rreshterit Afrim Bunjaku, i vrarë gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023, ka emocionuar me dedikimin për të.

Përmes një fotografie të babait të saj në uniformë të cilën e ka ndarë në Instagram, Arbenita Bunjaku shkroi fjalë të ndjera për heroin e Kosovës.

“Dy vite dhimbje, boshllëk e lot. Çdo ditë më mungon zëri yt, këshillat e tua, përqafimi yt. Por bashkë me dhimbjen jeton edhe krenaria ime, sepse ti ishte njeri i fortë, i drejtë dhe babai më i mirë që një bijë mund ta kishte. Kujtimi yt nuk shuhet kurrë – ti jeton përherë në zemrën time dhe në zemrat tona”, ka shkruar e bija e rreshterit.

Afrim Bunjaku u kujtua sot edhe nga krerët shtetëror, politikanë të shumtë, kolegët dhe miqtë e tij.

Latest from Blog

Rezultatet e para në Deçan

KQZ pas përfundimit të votimit ka nisur edhe procesin e numërimit të votave në komunat e Kosovës. Në Deçan prin kryetari aktual Bashkim Ramosaj nga AAK-ja me 54.52 për qind, Jeton Mushkolaj
Go toTop