May 13, 2026
1 min read

Përmbytje të mëdha në Turqi, 12 të plagosur nga shirat e rrëmbyeshëm

Të paktën 12 persona janë plagosur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në provincën veriore të Samsunit, në bregdetin e Detit të Zi në Turqi.

Sipas agjencisë shtetërore turke Anadolu, reshjet intensive të shiut gjatë mbrëmjes së djeshme bënë që përrenjtë të dalin nga shtrati, duke përmbytur shtëpi, biznese dhe rrugë. Disa automjete u rrëmbyen nga rrjedha e ujit, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën për pastrimin e baltës dhe mbeturinave në zonat e prekura, shkruan vizionplus.tv.

Autoritetet lokale njoftuan se të paktën 12 persona janë dërguar në spital me lëndime të lehta.

Për shkak të situatës së rënduar, shkollat në distriktin Havza u mbyllën këtë të hënë.

Guvernatori i Samsunit, Orhan Tavli, deklaroi se katër lagje u përmbytën brenda vetëm 10 minutash pas reshjeve intensive të së dielës në mbrëmje.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop