May 20, 2026
1 min read

E dhimbshme: Kjo është 56-vjeçarja shqiptare që vdiq në ShBA pasi ra në pusetë

Donike Gocaj, është 56 vjeçarja shqiptare e cila humbi në Manhattan të New Yorkut, pasi ra në një pusetë të pambuluar në mes të rrugës.

Rreth ngjarjes tragjike, kanë raportuar edhe mediat në ShBA.

Sipas dëshmitarëve, gruaja kishte dalë nga makina e saj dhe vetëm pak sekonda më vonë u zhduk në një pusetë elektrike të hapur, rreth 3 metra të thellë, që i përkiste kompanisë Con Edison. “E mbylli derën e makinës dhe bëri një hap përpara. Papritur u zhduk”, deklaroi dëshmitari Carlton Wood për mediat amerikane.

Ai tregoi se disa qytetarë u përpoqën menjëherë ta ndihmonin gruan, ndërsa prisnin mbërritjen e ekipeve të emergjencës. Sipas tij, dikush solli edhe një shkallë të vogël, por thellësia e pusetës e bëri të pamundur nxjerrjen e saj.

“Ajo po bërtiste se po vdiste”, tha dëshmitari.

Një operacion i vështirë shpëtimi u organizua nga zjarrfikësit e FDNY, të cilët përdorën shkallë për të hyrë në pusetë. Kur u nxor, Donike Gocaj ishte pa ndjenja dhe pa shenja jete. Ajo u transportua me urgjencë në spital, ku u shpall e vdekur.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop