May 20, 2026
1 min read

Kanceri i lëkurës: Dermatologët në shesh, kontrollojnë qytetarët

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, dermatologët kanë zhvilluar kontrolle falas për qytetarët si pjesë e fushatës për melanomën, kancerin e lëkurës.

Qytetarët me shqetësime për njolla ose shenja në lëkurë u këshilluan për trajtim dhe mbrojtje nga dielli, përfshirë përdorimin e kapeleve dhe vizita periodike.

Fushata, organizuar nga Shoqata e Dermatologëve në bashkëpunim me “EuroMelanoma”, synon rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet e diellit dhe do të vazhdojë në komunat e tjera gjatë muajit maj, të njohur si “muaji i melanomës”.

Latest from Blog

Go toTop