Një sasi lënde plasëse është vendosur në portën e jashtme të një banese në fshatin Rrilë të Lezhës.
Bëhet e ditur se pasojë e shpërthimit, ende nuk është raportuar për të lënduar, por deri më tani dihet se ka dëme materiale.
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.