Croatia President Zoran Milanovic addresses the 80th session of the United Nations General Assembly, Wednesday, Sept. 24, 2025. (AP Photo/Richard Drew)
September 25, 2025
1 min read

Presidenti kroat në OKB kërkon stabilitet në Ballkan

Kroacia promovon marrëdhënie të mira fqinjësore dhe u bën thirrje të gjitha shteteve të përmbahen nga veprimet që dëmtojnë stabilitetin në Ballkan, tha Presidenti i saj Zoran Milanoviq në New York, në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Milanoviq tha të mërkurën se Kroacia vazhdon të mbështesë dhe promovojë proceset legjitime politike si bazë për përparim në rajonin e Evropës Juglindore, raportoi zyra e tij.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është një zgjidhje për të gjitha sfidat, por mbetet një nxitës i fortë i prosperitetit, gjë që është e dukshme në Kroaci. Ne promovojmë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe u bëjmë thirrje të gjitha shteteve të përmbahen nga veprimet që dëmtojnë stabilitetin në rajon”, tha Milanoviq.

Ai deklaroi se Kroacia “bën thirrje për respekt të plotë për rendin kushtetues, sovranitetin dhe barazinë e tre popujve përbërës” në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Milanoviç përsëriti thirrjen e tij për “një fund urgjent të masakrës në Rripin e Gazës” dhe për “njohje universale të aspiratave legjitime politike të popullit palestinez”.

Ai vlerësoi se reforma e Kombeve të Bashkuara është një “domosdoshmëri ekzistenciale” dhe se organizata botërore “duhet të përshtatet në mënyrë që të mbetet relevante dhe efektive”.

Latest from Blog

Rezultatet e para në Deçan

KQZ pas përfundimit të votimit ka nisur edhe procesin e numërimit të votave në komunat e Kosovës. Në Deçan prin kryetari aktual Bashkim Ramosaj nga AAK-ja me 54.52 për qind, Jeton Mushkolaj
Go toTop