September 25, 2025
1 min read

Artikull i veçantë për Arbër Hoxhën nga mediat kroate

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha mbrëmë bëri një super paraqitje me Dinamo Zagrebin, në fitoren e kësaj të fundit 3:1 ndaj Fenerbahces në UEFA Europa League.

Në mediat kroate kanë filluar shkrimet pozitive për sulmuesin anësor shqiptar, shkruan Indeksonline

Hoxha bëri asist dhe shumë paraqitje pozitive ndaj gjigantit turk.

Në gazetën online Index.hr, gazetari Dejan Lovriq shkruan një artikull të veçantë për Hoxhën, ku thotë: “Boban ishte shumë afër ta largonte nga skuadra…”.

Lojtari shqiptar u vlerësua me notën e lartë nga “Sofascore”, 8.2 – duke bërë 50 prekje të topit, 21 pasime të sakta, 8 duele të fituara, 5 driblime etj.

Linku i artikullit duke klikuar KËTU

Latest from Blog

Go toTop