May 22, 2026
1 min read

Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut, viktima raportohet se është këngëtari operistik

Tragjedia e rëndë në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë ka prekur rëndë edhe botën e kulturës.

ALSAT mëson se njëri nga viktimat e aksidentit fatal është Riste Velkov, bariton dhe solist-prvenec i Opera dhe Baleti Nacional i Maqedonisë.

Velkov humbi jetën në aksidentin tragjik ku mbetën të vdekur edhe tre persona të tjerë, mes tyre i dyshuar edhe djali i tij 20-vjeçar dhe dy të rinj të tjerë.

Sipas hetimeve paraprake, aksidenti ndodhi pasi një kamion me targa të Kosovës humbi kontrollin, kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas me veturën BMW me targa të Shkupit.

Latest from Blog

Go toTop