May 24, 2026
1 min read

Trump: S’do të nxitohemi për një marrëveshje me Iranin, koha është në anën tonë

Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur se negociatat me Iranin po vazhdojnë në një mënyrë të rregullt dhe konstruktive dhe se ai i udhëzoi përfaqësuesit e tij të mos nxitohen për një marrëveshje.

Trump shton se “koha është në anën tonë” dhe bllokada detare amerikane ndaj Iranit do të “mbetet në fuqi dhe efekt të plotë derisa të arrihet, certifikohet dhe nënshkruhet një marrëveshje”.

“Të dyja palët duhet të marrin kohën e tyre dhe ta bëjnë siç duhet. Nuk mund të ketë gabime. Marrëdhënia jonë me Iranin po bëhet shumë më profesionale dhe produktive”, është shprehur ai.

Latest from Blog

Go toTop