by
May 26, 2026
1 min read

Afgani arrestohet në Gjermani, dhunoi seksualisht një 11 vjeçare

Një emigrant afgan është arrestuar nën dyshimin se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 11-vjeçare nën kërcënimin e thikës në një banjo në një shkollë gjermane për fëmijë me nevoja të veçanta.

Samira (jo emri i saj i vërtetë), e cila ndjek shkollën Hans Zulliger në Koblenz, kishte dalë shkurtimisht nga klasa e saj më 28 prill për të përdorur banjën kur u sulmua nga një burrë dhe një bashkëpunëtor.

Avokati i familjes së saj, Bilal Colak, tha: “Vajza më tha se njëri nga dy të rinjtë i tërhoqi pantallonat gjatë sulmit. Ishte përfshirë edhe një thikë.

”Samira, e tmerruar nga incidenti, i rrëfeu motrës së saj disa ditë më vonë se çfarë kishte ndodhur dhe familja e saj menjëherë paraqiti një kallëzim në polici.I dyshuari, i papunë Nassar S, u arrestua dhe ndodhet në paraburgim që nga 5 maji.Sipas BILD, miqtë e Samirës thanë se kishin vënë re dy burra dukshëm më të moshuar në oborrin e shkollës ditën e sulmit.

Një shok klase tha se viktima qëndroi në banjo për afërsisht 20 minuta gjatë mësimit.

Zyra e prokurorit publik në Koblenz konfirmoi se “hetimet janë duke u zhvilluar në lidhje me një bashkëpunëtor të mundshëm”.

Latest from Blog

Go toTop