September 25, 2025
1 min read

Trafiku Urban falas për mjekët, mësimdhënësit dhe studentët nga 1 tetori

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të lirojë nga pagesa e “Trafikut Urban” disa kategori të caktuara, që përfshijnë edhe nxënësit e shkollave të mesme, studentët, mjekët e mësimdhënësit.

Sipas vendimit të nënshkruar nga kryetari i komunës, Përparim Rama, disa kategori të caktuara do të përjashtohen nga pagesa për shfrytëzimin e transportit publik në qytet, duke filluar nga data 1 tetor 2025.

Vendimi parasheh që nga pagesa për Trafikun Urban të lirohen këto kategori:

“Lirohen nga pagesa e Trafikut Urban kategoritë si në vijim: 1.1. Stafi shëndetësor dhe stafi administrativ, teknik dhe mbështetës i të gjitha institucioneve shëndetësore të Kryeqytetit; 1.2. Stafi mësimor dhe stafi administrativ, teknik dhe mbështetës i të gjitha institucioneve arsimore të Kryeqytetit, përfshirë institucionet parashkollore; 1.3. Të gjithë punonjësit e administratës së Kryeqytetit të të gjitha niveleve, përfshirë institucionet varëse të Kryeqytetit; 1.4. Të gjithë nxënësit dhe shkollave te mesme të Kryeqytetit; 1.5. Të gjithë studentët e Kryeqytetit”, thuhet në njoftim. 

Latest from Blog

Trump thotë se Hamasi do të çarmatoset

Disa nga duartrokitjet më të gjata për fjalimin e presidentit amerikan, Donald Trump erdhën kur ai tha se praktikisht i gjithë rajoni kishte miratuar një plan që Gaza do të çmilitarizohej dhe
Go toTop