September 26, 2025
1 min read

Osmani takohet me presidentin e Senegalit: Partneriteti ynë, shembull i miqësisë e bashkëpunimit

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj nga Senegali, Bassirou Diomaye Faye, në New York, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Osmani tha se kanë folur për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit, të cilin e lavdëroi si shembull i miqëisisë.

“Me Presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, zhvilluam një takim në Neë York për të diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike. Partneriteti ynë i qëndrueshëm përbën një shembull të miqësisë dhe bashkëpunimit, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë”.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop