September 26, 2025
1 min read

34 vjet nga referendumi për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur

Më 26 shtator 1991 ishte mbajtur referendumi për shpalljen e Kosovës si shtet të pavarur.

Në këtë ditë, me shumicë absolute janë deklaruar pro pavarësisë së Kosovës, me ç’rast u vërtetuan edhe Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që u patën miratuar një vit më parë dhe u pasuan me mbajtjen e zgjedhjeve të para demokratike, parlamentare e presidenciale, të vitit 1992.

Kështu, sot shënohet 34-vjetori i arritjes së referendumit për të shpallur Kosovën shtet të pavarur,

Ndryshe, referendumi për Pavarësinë e Kosovës u shënua në të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare si një akt sublim i vullnetit politik të popullit të Kosovës.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop