Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por, profesori i të drejtës ndërkombëtare, Dritëro Arifi vlerëson se takimet e tilla në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk prodhojnë rezultate të prekshme.
“Takimet zyrtare bëhen në Departamentin e Shtetit, jo në OKB. Në OKB ato mbahen vetëm për t’u fotografuar dhe për të treguar njëfarë aleance, por nuk janë substanciale”.
Sepse ShBA fotografohet edhe me shtete që nuk kanë demokraci, si nga Afrika apo Azia”, tha Arifi.