September 26, 2025
1 min read

Ajeti: Gjermania vazhdon të mbetet partneri më i qëndrueshëm ekonomik i Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Faruk Ajeti, ka thënë se ka takuar ministren Federale të Ekonomisë dhe Energjisë, Katherina Reiche.

Ajeti ka deklaruar se Gjermania vazhdon të mbetet jo vetëm aleati politik më i rëndësishëm i Kosovës, por edhe partneri më i madh dhe më i qëndrueshëm ekonomik e tregtar i Kosovës në BE.

“Thellimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona, me theks të veçantë në rritjen e investimeve gjermane në Kosovë si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha si teknologjia, inovacioni dhe arsimi profesional, mbetet një prioritet i përbashkët strategjik”, ka thënë Ajeti.

Latest from Blog

62% e beqarëve në Austri jetojnë vetëm

Një anketë e Parship tregon se 62% e beqarëve austriakë jetojnë vetëm, ndërsa gati gjysma e tyre nën moshën 30 vjeç ende jetojnë me prindërit dhe 17% kanë vështirësi me qiranë. Sipas
Go toTop