September 29, 2025
1 min read

Kryetari Supremes diskuton me ekspertët e BE-së për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi ka pritur sot në takim ekipin nga Misioni i Ekspertëve të Zgjedhjeve të BE-së (EEM), në përbërje të udhëheqësit të ekipit, Konrad Olszewski dhe ekspertes ligjore Eirini Skouzou, me të cilët ka diskutuar lidhur me procesin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Kryetari i njoftoi ekspertët lidhur me trajtimin e ankesave administrative të paraqitura në Gjykatë Supreme, kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke theksuar se zhvillimi i proceseve zgjedhore në vend ka arritur një nivel të konsiderueshëm konsolidimi dhe besueshmërie institucionale.

Në anën tjetër, ekspertët e EEM-së, nënvizuan se pas përmbylljes së procesit zgjedhor, do të hartojnë dhe publikojnë Raportin Final, i cili do të përmbajë rekomandime për avancimin e mëtejshëm të standardeve zgjedhore në Kosovë.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop