Detaje të reja janë zbuluar rreth vdekjes së skocezes e cila ishte zhvendosur në SHBA për të ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë avokate.
June Bunyan sipas prokurorëve të rastit, u vra nga burri i saj britanik, pas grindjes për shkak të dështimit të saj për të humbur peshën që kishte shtuar gjatë shtatzënisë.
Ndër tjera thanë se paraprakisht ajo filloi të mblidhte gjërat e saj duke iu drejtuar burrit se nuk do ta lejonte më ta shihte vajzën e tyre.
37 vjeçarja u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Los Angeles këtë muaj, me shkakun e vdekjes të konfirmuar si dëmtimet traumatike të qafës.
Burri i saj, Jonathan Renteria, sipas ktla, është arrestuar dhe akuzuar për vrasjen dhe gjymtimin e trupit të saj.
Njëra ndër komshinjtë, Arielle Miller tha se pa hetuesit që e largonin trupin e Bunyan-it në disa qese trupore.
“Unë e pashë që ajo po merrej nëpër qese trupore”.
“Qesja e parë që doli… thashë se nuk është e gjithë ajo. Pastaj doli një tjetër qese dhe atëherë e kuptova që ajo nuk ishte e tëra në një pjesë”.
Fqinjët kanë zbuluar gjithashtu se, pak kohë përpara vdekjes, Renteria kishte lënë një shënim ku pranon se kishte vrarë gruan e tij, ndërsa kishte tentuar vetëvrasjen më parë.