by
June 22, 2026
1 min read

Dyshohet se e zuri rryma, QKUK jep detaje për vdekjen e 50-vjeçarit nga Negroci

Bedri Krasniqi, 50 vjeç, nga fshati Negroc i Drenasit, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rryma elektrike.

Vdekja e tij është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, nga e cila bëjnë të ditur se, pavarësisht përpjekjeve dhe trajtimit intensiv të ekipit mjekësor, pacienti nuk ka arritur t’i mbijetojë gjendjes së rëndë klinike.

“Pacienti B. K., mashkull, rreth 50 vjeç, nga Drenasi, është paraqitur në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Menjëherë pas pranimit, ekipi mjekësor ka ndërmarrë të gjitha masat dhe procedurat e nevojshme diagnostike dhe terapeutike, në përputhje me protokollet mjekësore në fuqi. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme dhe trajtimit intensiv nga ana e stafit të Qendrës Emergjente, pacienti nuk ka arritur t’i mbijetojë gjendjes së rëndë klinike dhe është konstatuar vdekja e tij”, deklaroi zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

Latest from Blog

“Prishtina Parking” nis ekzekutimin e pagave

Ndërmarrja Publike “Prishtina Parking” ka nisur ekzekutimin e pagave për punëtorët, pasi këta të fundit protestuan gjatë ditës për shkak të vonesës së tyre. Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Prishtina Parking”,
Go toTop