Sot në mesditë në sheshin “Skenderbeu” do të protestohet në përkrahje të ish-policit Arbnor Spahiu, i cili tash e disa muaj po mbahet në paraburgim në Serbi.
Kërkesë e vetme e familjes Spahiu, është lirimi i Arbnorit.
E kjo temë kaq e ndjeshme u trajtua sot edhe në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova me avokatin Arianit Koci.
Koci kritikoi ashpër institucionet e Kosovës, të cilët sipas tij nuk po bëjnë sa duhet për lirimin e ish-policit.
“Me vet mendjen e shtetit tonë, ata po mendojnë që po bëjnë mjaft, por unë mendoj që në këto raste, ku kanë probleme shumë serioze qytetarët kosovarë, nuk mjafton me dërgu emaila. Me i dërgu email QUINT-it, me i dërgu email Ambasadës amerikane, por duhet në baza ditore me dalë edhe me bë presion”, deklaroi ai.
Avokati theksoi se ka shprehur gatishmëri të angazhohet pa pagesë në këto raste.