by
September 30, 2025
1 min read

Ramadani: Arbnor Spahiu duhet të përkrahet me të gjitha mjetet institucionale e diplomatike

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka bërë thirrje që ish-polici i Kosovës, Arbnor Spahiu i cili po mbahet në burgun e Serbisë të përkrahet me të gjitha mjetet institucionale e diplomatike.

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka bërë thirrje që ish-polici i Kosovës, Arbnor Spahiu i cili po mbahet në burgun e Serbisë të përkrahet me të gjitha mjetet institucionale e diplomatike.

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, ishte ndaluar më 7 qershor në pikën kufitare nga Hungaria në Serbi. Autoritetet e drejtësisë në Serbie e akuzojnë atë për gjoja kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”.

Sipas tyre, Spahiu dyshohet se ka kryer këtë vepër në Banjskë të Zveçanit, pra më 23 shtator 2023, në kohën kur një grup terroristësh serbë të armatosur në krye me kryekriminelin Milan Radojçiqin sulmuan Policinë  e Kosovës e ku e vranë rreshterin Afrim Bunjaku.

Latest from Blog

Rritet numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë për muajin maj 2026, sipas të cilave sektori hotelier ka shënuar rritje të numrit të vizitorëve krahasuar me po të njëjtën
Go toTop