by
June 24, 2026
1 min read

Motomjeti përplas të moshuarën në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

Një e moshuar është përplasur nga një motomjet mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares në Vlorë.

Sipas Euronews.al, e moshuara si pasojë e lëndimeve të marra është transportuar menjëherë në spital.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një nga segmentet më të frekuentuara të zonës bregdetare.

Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin detaje të mëtejshme mbi ngjarjen.

Latest from Blog

Go toTop