by
June 25, 2026
1 min read

Plagosja në Durrës: Daja dyshohet se theri nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të mërkurën në Sukth të Durrësit, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës.

Sipas burimeve të Euronews.al, i riu është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit, ku po merr trajtim. Mjekët bëjnë me dije se ai ka pësuar plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas raportimeve të Euronews.al, dyshohet se autori i plagosjes është daja i 25-vjeçarit, ndërsa rrethanat dhe motivet e konfliktit mbeten ende të paqarta.

Latest from Blog

Go toTop