Për t’i ndarë doli e edhe vet u përfshi në një konflikt mes disa personave. Ndaj veterani dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Bekim Metaj, pasditen e së premtes doli para trupit gjykues në Lipjan.
Kjo pasi që tri ditë më parë në fshatin Magure, dyshohet se një grup personash të komunitetit rom, kishin sulmuar fqinjin e tij, Skender Shahinin.
Ndërsa Metaj, kishte ndërhyrë për t’i qetësuar palët.
Kësisoj, një grup veteranësh bashkë me qytetarë që besojnë në pafajësinë e Metajt, u mblodhën para gjykatës për të protestuar duke kërkuar nga organet trajtim të drejtë të rastit.
Kjo pasi që, sipas tyre konflikti ndërmjet të përfshirëve, zanafillën e ka shumë më herët.