by
June 27, 2026
1 min read

Të shtëna me armë drejt një biznesi në Kamëz, vihet në pranga autori 18-vjeçar

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të një subjekti të mbyllur (servis celularësh), dhe më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pasi u largua nga vendi i ngjarjes, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje autorit të dyshuar dhe, rreth 3 km larg vendit të ngjarjes, kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij, shkruan abcnews.al.

Aktualisht, nuk ka të dhëna për persona të dëmtuar/lënduar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të tij.

Latest from Blog

Go toTop