September 30, 2025
1 min read

Koci për ngërçin politik: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese, do ta vazhdojë protestën

Bllokada politike në vend u diskutua sot në Klan Kosova bashkë me avokatin Arianit Koci.

Koci i cili për disa javë kishte proitestuar në shenjë pakënaqësie lidhur me moskonstituimin e Kuvendit, ai tha se do të vazhdojë të shfaq mospajtimin e tij lidhur me këtë situatë.

“Ju e dini që unë pa ndalë kam protestuar. Kam protestuar për ta zgjidhur këtë ngërç politik. Situata nuk është e mirë. Meqenëse është kohë fushate, nuk dua të deklarohem në atë drejtim. Po e presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi ai.

“Përveç faktorit politik, një pjesë të fajit po ia lë edhe Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk është dashur ta zvarris aq shumë”, theksoi avokati.

Sot është afati i fundit për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ankesën e Listës Serbe, për mënyrën e zgjedhjes së nënkryetarëve nga komuniteti serb.

Latest from Blog

Go toTop