by
September 30, 2025
1 min read

U.d. i KE, Bllaca inspektoi punimet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes

Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të NP “Termokos”, Kastriot Bllaca ka inspektuar sot punimet, që po realizohen për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për disa objekte banesore në lagjen “Lakrishte”.

Kryeshefi Bllaca është njoftuar nga përgjegjësit e kompanisë punëkryese me dinamikën e punimeve dhe vështirësitë, që ata kanë hasur gjatë shtrirjes së tubacionit të ngrohjes.

Pasi ju ka ofruar përkrahje, ai ka shprehur kënaqësinë e tij, që po krijohen parakushtet për shtrirjen e rrjetit të ngrohjes edhe për këtë pjesë të lagjes “Lakrishte”.

Latest from Blog

Zjarr në një objekt në Begracë të Kaçanikut

Një objekt në fshatin Begracë të Kaçanikut është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Një qytetar ka vërejtur flakët në momentet e para dhe ka reaguar menjëherë, duke
Go toTop