September 30, 2025
1 min read

Babai i Yamalit për komentet pas Topit të Artë: Thashë që djali im është më i miri në botë

Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, ka sqaruar deklaratat e tij në mbështetje të të birit, të cilat bënë bujë pas ceremonisë së Topit të Artë 2025.

Ylli i Barcelonës përfundoi i dyti në garën për çmimin më prestigjioz individual në futboll, pasi Topin e Artë e fitoi sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembele, i cili mori më shumë pikë.

Pas ceremonisë, Nasraoui befasoi opinionin me deklaratat e tij.

“Diçka e çuditshme ndodhi. Lamine është futbollisti më i mirë në botë. Ai nuk ka rivalë”, kishte thënë ai.

Megjithatë, më pas ai ka shpjeguar se fjalët e tij nuk duhet të interpretohen ndryshe, pasi ka theksuar se nuk ka thënë asgjë më shumë sesa se djali i tij është më i miri.

“Nuk thashë asgjë budallallëk. Vetëm që të gjithë ta kuptojnë – thashë që djali im është më i miri në botë. Nuk thashë asgjë tjetër”.

“Epo mirë, nuk është asgjë serioze, le të flasin”, ka thënë Nasraoui gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Latest from Blog

Go toTop