July 7, 2026
1 min read

Messi përballë Salahut! Argjentina dhe Egjipti luajnë sonte për çerekfinalen

Argjentina dhe Egjipti përballen sonte për një vend në çerekfinale

Kampionja në fuqi e botës, Argjentina, do të përballet sonte me Egjiptin në kuadër të fazës së 1/16 së finales në Kupën e Botës 2026.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00 (me orën e Kosovës) në Atlanta Stadium (Mercedes-Benz Stadium) në Atlanta, SHBA. Fituesi i kësaj sfide do të sigurojë një vend në çerekfinale, raporton DemantimNews.

Argjentina konsiderohet favorite në letër, por Egjipti ka treguar paraqitje shumë të mira gjatë këtij Botërori dhe synon të shkaktojë një tjetër befasi, mëson DemantimNews.

Vëmendja më e madhe pritet të jetë te dueli mes Lionel Messit dhe Mohamed Salahut, dy prej futbollistëve më të njohur në arenën ndërkombëtare.

Më poshtë mund të shihni formacionet zyrtare të të dyja kombëtareve, ndërsa DemantimNews do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim nga kjo sfidë.

Latest from Blog

Go toTop