by
October 1, 2025
1 min read

Mbyllja e qeverisë prekë edhe ambasadën amerikane në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar për kufizim të shërbimeve pas dështimit të miratimit të buxhetit të qeverisë amerikane.

Sipas njoftimit të ambasadës, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për në ShBA, ambasadat dhe konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë “sipas mundësive”.

“Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov”, thuhet në reagim.

Po ashtu, ambasada njoftoi se për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, llogaria zyrtare e tyre në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht, me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë, derisa të rinisë veprimtaria e rregullt.

Qeveria amerikane është mbyllur për herë të parë në pothuajse shtatë vjet, pasi votimet e fundit në Senat për planet e financimit nuk dhanë rezultate.

Latest from Blog

Zjarr në një objekt në Begracë të Kaçanikut

Një objekt në fshatin Begracë të Kaçanikut është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Një qytetar ka vërejtur flakët në momentet e para dhe ka reaguar menjëherë, duke
Go toTop