Sot zhvillohet ndeshja e dytë çerekfinale e Kupës së Botës.
Nga ora 21:00, Spanja do të përballet me Belgjikën.
Portieri i Belgjikës, Thibaut Courtois ka paralajmëruar spanjollët se nuk do të jetë ndeshje e lehtë dhe beson se kombëtarja e tij do të fitoj.
“Spanja është një ekip i madh. Unë mendoj se ata janë një nga favoritët për ta fituar atë. Pra, padyshim, ne fillojmë si nënqenë kundër tyre. Por unë thashë se gjithçka është e mundur në futboll, dhe besoj se ne mund të fitojmë”, ka deklaruar Courtois.