July 11, 2026
1 min read

Sergio Ramos për Yamal: Ai flet më shumë sesa luan, ndikimi i tij në Kupën e Botës është pothuajse zero

Një nga legjendat e Spanjës, Sergio Ramos ka bërë kritika të ashpëra ndaj Lamine Yamal.

Ish-futbollisti i Real Madridit ka thënë se ndikimi i tij në Kupën e Botës është pothuajse zero.

Ramos ka shtuar se Yamal më shumë flet se sa luan futboll dhe kjo ka ndikuar në përformancën e tij.

“Lamine Yamal ka qenë spanjolli me performancën më të dobët në këtë Kupë Bote, ai flet më shumë sesa luan dhe mendoj se kjo është ajo që po fillon ta ndikojë atë.

Shumë njerëz, përfshirë edhe veten time, mendojnë se ai do të jetë lojtari kryesor në këtë Kupë Bote, por ai ka qenë shumë zhgënjyes. Ndikimi i tij në këtë Kupë Bote është pothuajse zero”, ka deklaruar Sergio Ramos.

Latest from Blog

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka marrë dy vendime. Fillimisht, u miratua kërkesa për alokimin e ndarjeve buxhetore në shumë prej 2,240,000 € (dy milionë
Go toTop