July 11, 2026
1 min read

Aksident i rëndë në Mirditë, 16-vjeçari merr veturën pa leje – lëndohen 6 kushërinjtë e mitur

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Fanit, në Mirditë, ku u plagosën gjashtë të mitur, të gjithë kushërinj me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti dyshohet se drejtohej nga një 16-vjeçar, i cili kishte marrë mjetin pa leje. Për shkaqe që po hetohen, ai ka humbur kontrollin e automjetit, i cili është përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Raportohet se si pasojë e përplasjes, të gjashtë të miturit kanë mbetur të plagosur. Një vajzë 12-vjeçare dyshohet se ka pësuar thyerje të legenit, ndërsa dy të mitur të tjerë kanë marrë fraktura në duar dhe këmbë. Katër të miturit e tjerë kanë pësuar dëmtime të ndryshme.

Të plagosurit morën fillimisht ndihmën e parë mjekësore dhe më pas u transportuan drejt spitaleve në Tiranë për trajtim më të specializuar. Për transportimin e tyre u angazhuan gjashtë autoambulanca.

Sipas të dhënave të deritanishme, të gjashtë të miturit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kryen veprimet procedurale dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, 16-vjeçari është proceduar në përputhje me ligjin, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes. 

Latest from Blog

“La vida Loca”, nga Istogu në Mallorca

Dy motrat Balaj, Rina dhe Rudina vazhdojnë t’i ndjekin qefet vetes. Dy motrat istogase kanë shkuar për pushime në Majorka të Spanjës. Pa asnjë shoqërues, motrat Balaj shfaqen me stil elektrizues në
Go toTop