July 11, 2026
1 min read

“Kam lindur atje, luaj atje” – Haalandi për veçantinë e përballjes me Anglinë

Ylli i Norvegjisë, Erling Haaland, ka folur për çerekfinalen e Kupës së Botës midis shtetit të tij dhe Anglisë që zhvillohet sonte.

Sulmuesi i Manchester Cityt, i cili edhe ka lindur në Angli, ka folur për domethënien e kësaj përballjeje për të personalisht.

“Për mua është jashtëzakonisht e veçantë, sepse luaj në Angli dhe kam lindur në Angli”, ka thënë norvegjezi.

“Mendoj se të gjithë duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, por njëkohësisht duhet të kemi besim se do të kalojmë më tej. Patjetër”.

Latest from Blog

“La vida Loca”, nga Istogu në Mallorca

Dy motrat Balaj, Rina dhe Rudina vazhdojnë t’i ndjekin qefet vetes. Dy motrat istogase kanë shkuar për pushime në Majorka të Spanjës. Pa asnjë shoqërues, motrat Balaj shfaqen me stil elektrizues në
Go toTop