July 11, 2026
1 min read

KFOR: Ushtarët amerikanë vazhdojnë patrullimet përgjatë kufirit me Serbinë

Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje (RC-E) të KFOR-it po zhvillojnë rregullisht patrullime gjatë gjithë vitit përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë, më saktësisht brenda zonës së përgjegjësisë së kësaj zone.

Sipas njoftimit të KFOR-it, këto patrullime ndihmojnë në ruajtjen e ndërgjegjësimit rrethanor, mbështesin stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes, monitorojnë ndryshimet në mjedisin operacional dhe sigurojnë një prani të dukshme në terren.

“Aktivitete të tilla pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe transparente”, u tha në njoftimin e KFOR-it

Latest from Blog

Aksident në rrugën e Kombit

Një aksident trafiku ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku një veturë ka dalë jashtë rrugës. Nga pamjet e siguruara, automjeti shihet se ka devijuar nga korsia e lëvizjes, duke përfunduar jashtë
Go toTop