October 1, 2025
1 min read

Jeta Statovci bën homazhe para varrit të profesorit Ejup Statovci, për 1 Tetor

Jeta Statovci e ka nisur ditën dhe tetorin me homazhe tek varri i profesorit Ejup Statovci.

Bashkë me degën e Partisë Guxo në Prishtinë, Statovci në homazhe e ka vlerësuar veprën e profesorit duke e quajtur si trashëgimi për Universitetin e Prishtinës.

“Mëngjesin e sotëm të 1 tetorit, e nisëm duke e kujtuar veprën atdhetare dhe intelektuale të ish Rektorit të Universitetit të Prishtinës Ejup Statovci.
Bashkë me degën e Partisë Guxo në Prishtinë, dhe familjarë, respektuam historinë tonë krenare të rezistencës së viteve 90’, ku në krye të rezistencës për mbrojtjen e arsimit, dijes dhe shkencës ishte profesor Ejup Statovci.
Vepra e tij është trashëgimi e pa-çmueshme për Universitetin e Prishtinës, arsimin e Kosovës dhe ruajtjen e vetëdijes nacionale në momentet më të vështira” shkruan Statovci në Facebook.

Latest from Blog

Go toTop