July 13, 2026
1 min read

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 42-vjeçari shqiptar pas përplasjes me një veturë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e Trentos në Itali, ku ka humbur jetën një 42-vjeçar me origjinë shqiptare.

Viktima është identifikuar si Renis Domi, i cili prej kohësh jetonte në Concesio.

Ai ishte duke drejtuar një motoçikletë “Yamaha R1” kur u përplas ballë për ballë me një veturë “Renault Clio”, e drejtuar nga një 67-vjeçare nga Bezzecca.

Siç shkruajnë mediat italiane, përplasja ndodhi në momentin kur drejtuesja e veturës po kthehej në rrugë.

Në një distancë rreth 100 metra pas tij ndodhej edhe partnerja e 42-vjeçarit, e cila po udhëtonte gjithashtu me motoçikletë.

Domi ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesja e veturës është dërguar në spitalin e Trentos në gjendje të rëndë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Policisë Rrugore, të cilat po hetojnë rrethanat e aksidentit.

Latest from Blog

Go toTop